Pas Etrit Berishës dhe Mërgim Vojvodës, Torino pritet të shtojë në radhët e saj një tjetër lojtar shqiptar. Fjala është për Kevin Haverin i cili aktualisht është pjesë e Riminit në Serie C ndërsa në merkaton e radhës pritet të bëjë hapin e madh në karrierë. Vetë drejtori sportiv i Riminit, Andrea Maniero u shpreh se kanë një takim me drejtuesit torinezë për të vendosur edhe “Pikat Mbi I” në bisedimet për lojtarin 21-vjeçar.
“Në muajin janar kam në axhendë një takim me drejtuesit e Torinos për të përcaktuar detajet mbi transferimin e Kevin Haverit. Kjo temë është hapur prej kohësh dhe duket se ka mbërritur momenti për ta mbyllur marrëveshjen.
Më pas i takon Torinos të përcaktojë nëse do ta transferojë menjëherë në muajin janar, apo nëse do ta dërgojë në huazim apo edhe ta lërë për më shumë në skuadrën tonë”, u shpreh Maniero në lidhje me mbrojtësin që aktivizohet në krah të majtë.