Mërgimtarja vjen nga Gjermania për marshim: Çlitimtarët e meritojnë, kjo është padrejtësi e madhe

Në prag të nisjes së Marshit pë Drejtësi, një grua ka ardhur nga Gjermania për t’u bërë pjesë e qytetarëve të cilët nga ora 14:00 do t’i dalin në mbështetje ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ajo tha se erdhi në Kosovë enkas për këtë marsh, duke shtuar se ata ‘e meritojnë”.

“Unë jetoj dhe banoj në Gjermani. Kam ardhë këtu enkas për këtë marshim. Kam ardhë sot në mëngjes. Prej rrugës, prej aeroportit kam ardhë këtu. E meritojnë, këta janë çlirimtarët tanë”, tha ajo për Kanal 10.

“Këta e kanë lanë diasporën, kanë ardhë të luftojnë për vendin e tyre, trojet tona. Kjo është padrejtësi e madhe”, shtoi ajo.

Në njërën nga pankartat që mbante në duar, shkruhej në anglisht: “Historia jonë nuk mund të rishkruhet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *