Mërgimtarët nisen për Tiranë me taksi ilegal, shoferi i lë në Sllatinë dhe ikë bashkë me çantën e tyre

Hajnat në Kosovë përveç shtëpive e biznese të ndryshme që i kanë cak për t’i bërë qyl, siç duket janë në gjendje edhe të shfrytëzojnë fatkeqësinë e dikujt, që të ‘kapin’ sado pak para e gjësende me vlerë. Një rast i tillë iu ka ndodhur disa mërgimtarëve nga Norvegjia, sot në Sllatinë të Madhe të Fushë Kosovës.

Një shofer i një taksie ilegale po dyshohet se ua ka vjedhur bagazhin dy mërgimtarëve me nënshtetësi norvegjeze.

Në lidhje me rastin, policia ka dhënë detaje përmes raportit 24-orësh.

Policia ka thënë se dy viktimat, një mashkull dhe një femër me nënshtetësi norvegjeze, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një veturë, kanë kërkuar nga drejtuesi që të ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë.

Drejtuesi i dyshuar mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur duke u marr edhe bagazhin që gjendej në veturë me dokumente personale të viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *