Floriana Garo, ndonëse është e angazhuar në karrierën e saj në politikë, ndonjëherë i rikthehet ekranit, për nostalgjinë e saj dhe të publikut.
Rishtazi, në një intervistë për “Glamour Zone” foli për projektet dhe planet e saj në politikë, mëkatet dhe pendesat, dashurinë, por nuk hezitoi të ndante edhe një prej periudhave më të vështira, të cilën e përballoi gjatë shtatzënisë, kur priste të vinte në jetë vajza e saj. Më pas, kur e vogla lindi, Floriana ka derdhur lot gëzimi.
“Kur kam lindur fëmijët, sepse me djalin ka shkuar më mirë, por me vajzën kam pasur më shumë probleme. Kam menduar për një moment që edhe mund ta humbja”, u shpreh Floriana, duke rrëfyer frikën e saj si një nënë në pritje të vogëlushes, si dhe komplikimet shëndetësore.
“Prandaj kur ajo lindi dhe ishte mirë, kam qarë”, vijoi ajo dhe dha mesazhin e fortë se jo gjithçka merret për e mirëqenë.
Floriana është nënë e dy fëmijëve, Adia dhe Priam dhe ka vendosur që rritjen e tyre ta mbajë private dhe larg syve të publikut.
Ajo foli edhe për faktin që e ka “pleqëruar” shumë martesën me bashkëshortin e saj, si dhe zhvendosjen në Zvicër, duke marrë parasysh edhe përvojat e shkuara dhe kohën në të cilën jetojmë.