“Mendoja vetëvrasjen”/ Banorja rrëfen në Big Brother historinë e rëndë

Efi tregoi para banorëve të tjerë në Big Brother Albania VIP 2, historinë e rëndë të saj. Fillimisht tha që atakun e panikut e ka ndjerë për herë të parë në moshën 13-14 vjeçare, ndërsa 4 vitet e fundit i ka pasur shumë të rënduar.  

Efi: “Çdo lloj gjëje mendoja ta kaloja vetë, deri në një pikë që mendova të hiqja dorë. Mendova dhe për vetëvrasjen, por kisha dhe familjen që nuk doja ta lëndoja. Më pas erdhi një pikë që nuk doja asgjë, vetëm të flija gjumë dhe të mos merresha me asgjë”.

Efi shprehu më pas që Big Brother ishte hapi i saj, si arsye për të shpëtuar. Për këtë kishte zgjedhur fillimisht një psikolog, që të ishte në gjendje më pas të bëhej pjesë si konkurrente. Ajo e mbyll duke thënë se gjatë tre muajve të fundit jeta e saj ka ndryshuar plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *