Gjyqtarja e futbollit Emanuela Rusta, me bukurinë e saj po mahnit të gjithë.
Kjo bukuroshe është edhe në llupën e një mediumit serb “Kurir”, duke shkruar: “Futbollistët nuk ndihen mirë kur shohin në fushë këtë bukuroshe”.
“Nuk është e lehtë të përqendrohesh te futbolli kur ajo është në fushë. Bukuroshja Emanuela Rusta (28 vjeç) po vijon karrierën si gjyqtare futbolli dhe po ia del shkëlqyeshëm.
Ajo madje arriti në Champions League, ishte gjyqtarja e katërt në ndeshjen Shakhtar Soligorsk – Maribor.
Instagrami i saj ishte i mbushur me foto tërheqëse, por kur arriti në listën e FIFA-s, ajo i fshiu të gjitha. Megjithatë, disa janë regjistruar dhe tani po qarkullojnë në internet.
Emanuela mban logon e FIFA-s që nga viti 2019. Ajo është një akter i derbit të madh në ligën shqiptare dhe nuk ka dyshim se e pret një karrierë e bukur europiane”, shkruan kjo media.