Gazetarja Glidona Daci nuk i ka shpëtuar bullizmit nga bashkëmoshatarët e saj. Gjatë bisedës me “Shije Shtëpie” për bullizmin të ftuarit kanë ndarë historitë e tyre personale dhe përjetimet gjatë kohës që kanë kaluar një moment të tillë.
Gazetarja e Klan News rrëfen se në vitin e parë të universitetit po kalonte një problem shëndetësor i cili e vendoste në qendër të komenteve të bashkëmoshatarëve të saj.
Glidona Daci: Edhe unë kur kam ardhur, kam qenë një i ri… për shkak të një problemi shëndetësor që e kam pasur, Agida e di, unë kam pasur një problem i cili më ka zgjatur ndër vite, kam lindur me një problem dhe shpeshherë në fakultet, kur kam nisur vitin e parë, për shkak të infeksionit, normalisht sado që e pastroja, e trajtoja dhe e kuroja, kisha një lloj arome të keqe si të thuash. Isha gjatë gjithë kohës në sulm nga bashkëmoshatarët e mi përpos kësaj gjëje dhe shumica e tyre nuk e dinin.
Në momentin që unë e pashë që kjo gjëja filloi, në atë periudhë isha vetëm 18 vjeç dhe pa dikutim që ishte ajo lufta mes adoleshencës dhe të qenurit vajzë e rritur, marrja e vendimeve të rëndësishme dhe kur kam kryer operacionin dhe kam vajtur pas disa kohësh në shkollë, a po pse ti e kishe problem shëndetësor? Dhe i them njërës po është shumë kollaj të drejtosh gishtin dhe të thuash ajo nuk është e pastër, ajo nuk lahet apo ku e di unë se çfarë.