Big Brother VIP Kosova ka nisur me 5 dhjetor ( e hënë) nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshi.
Sot është prime i parë i këtij spektakli. Banori i shumëpërfolur i shtëpisë, Stresi i kërkoi falje ish-bashkëshortës, shkruan Insajderi.
“Rashë në dashuri, si në humnerë. Më nuk jemi bashkë. Bëra gabimin fatal kur u ndava me të. Aty nëna ime u coptua.
I kërkoj falje shpirtërisht, nuk jam sjellë mirë me të. Ajo mka trajtu mu si mbret, unë nuk jam trajtu mirë me të, si mbretëreshë”, tha Stresi.
Reperi po ashtu tregoi se e ka tradhtuar atë.