Rrëfimi i kryefamiljarit të familjes prej 8 anëtarë që u bënë pre e një grabitje të dhunshme nga ana e 38-vjeçarit Vitrin Çobaj, në Selenicë të Vlorës është tronditës.
Por edhe më shokuese është dëshmia e vajzës së madhe të familjes nga fshati Brataj i Selenicës.
Ajo ka zbuluar se është kapur prej mënge nga bluza për t’u përdhunuar më pas nga 38-vjeçari në stallën e bagëtive të familjes së saj.
17-vjeçarja, është invalide e kategorisë dy pasi ka probleme me shikimin dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës Çobaj e ka kërcënuar duke ia vendosur thikën në fyt.