Don Xhoni dhe modelje ruse Ariana nisën një romancë, teksa u përpoqën të mbajnë lidhjen e tyre në distancë. Madje, modelja ruse nisi një kurs në shqip, që të mësonte gjuhën tonë, Mirëpo gjërat nuk shkuan siç duhet dhe marrëdhënia e tyre mori fund, shkruan gazeta Neutral.
Modelja ka bërë një deklaratë bombë në Instastory, ku ka rrëfyer më tepër për lidhjen e dyshes, teksa ka sqaruar edhe arsyet e ndarjes.
Sipas saj, reperi e ofendonte dhe kishte sjellje agresive, sjellje të cilat ai i konsideronte si diçka normale. Ajo ka shtuar se reperi ka probleme shëndetësore, të ardhura si pasojë e stilit të tij të jetesës dhe përdorimit të substancave narkotike.