Më shumë se 1 mijë vetëvrasje kanë ndodhur në 20 vitet e fundit në Kosovë

Vetëvrasja është një problem në rritje për shoqërinë në Kosovë, andaj ka filluar një iniciativë për rregullimin e këtij akti me ligj. Më shumë se 1 mijë vetëvrasje kanë ndodhur në 20 vitet e fundit në Kosovë, e shtytësit e tyre nuk dalin para drejtësisë. Ndërkohë, nuk punon 24 orë as linja e komunikimit, e cila do të ishte mundësi e mirë për parandalim.

Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës, gjatë vitit 2019, ishin 31 vetëvrasje dhe 142 tentime, në vitin 2020 ishin 40 vetëvrasje dhe 101 tentime, në vitin 2021, ishin 44 vetëvrasje dhe 131 tentime. Ndërsa, për periudhën 1 janar-31 korrik 2022, janë evidentuar 17 raste të vetëvrasjeve.

E linja telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve, nuk është në dispozicion 24 orë, por aty punojnë vetëm nga ora 14:00 dhe deri në orën 02:00, pas mesnatës.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Linja e Jetës”, Bind Skeja, tha se kërkesa e tyre është që të rregullohet me ligj mirëmbajta e linjës për parandalimin e vetëvrasjes.


“Kërkesa jonë është që linja e jetës me funksionuar në kuadër me Ministrinë e Shëndetësisë apo me Qenërinë e Kosovës, për shkak që shërbimin që ne ofrojmë është diçka esenciale për qytetarët e Kosovës.. Nuk ka kuptim me punuar ndaras prej qeverisë…Po shohim si mundësi që të kërkojmë që në ligjin e ri për shëndeti mendor që do të nënshkruhet, me u rregulluar me ligj mirëmbajta e një linje për parandalimit të vetëvrasjes… Janë disa rekomandime të cilat janë jap për çka është dashur ky ligj i ri me i përfshi, ndër to është me u përfshi edhe viktimat e dhunës në baza gjinore, me rregulluar trajtimin e pa vullnetshëm të individëve por askund nuk është e cekur një linjë apo strategji për parandalimin e vetëvrasjes, kjo është se çka ne po kërkojmë që kur të vjen koha me u hartuar ligji i ri, me u përmend…vetëvrasjet në Kosovë prej kur ruhen statistikat, janë më shumë se një mijë vetëvrasje rreth 20 viteve të fundit dhe më shumë se katër mijë tentime”, tha ai.

Skeja shprehet i bindur që ky ligj do të aprovohet, ndërkaq, tregon që problematika më e madhe është mungesa e financimit tw linjws telefonike, e cila duhet të jetë i menaxhuar nga shteti.

“Ligji gjithsesi do të aprovohet, jemi të sigurt sepse nuk shohim ndonjë bllokadë politike që ka me u ndërmarrë..7.45.Mungesa e financimit vjen nga mosmbështetja për një shërbim i cili konsiderohet, duhet jetë i menaxhuar prej organeve shtetërore. Kërkesa që i kemi bërë në ligj është që kjo linjë për parandalim të vetëvrasjes të financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.12.10.Njëra prej kërkesës që po bëhet në ligjin për shëndetin mendor, është që linja për parandalimin e vetëvrasjes të funksionojë 24 orë brenda ditës dhe shtatë ditë brenda javës… tani punojmë prej dyve të mesditës deri në dy të mbrëmjes… Vetëvrasja nuk ka afat andaj, jemi duke kërkuar që specifikisht me u trajtuar kjo gjë, që ta kemi një orar 24/7…Numri është pa pagesë…gjithashtu është anonim, ne nuk e shohim numrin që na thërret neve, ne nuk e dimë individin që na telefonon, nuk kërkojmë të marrim vesh identitetin e tyre, gjithashtu është kofidencial çdogjë që diskuton me neve mbete aty”, tha ai.

Avokati Musa Damati konsideron se kjo iniciativë është e mirëseardhur për avokatin e Kosovës, por tha se edhe shtytësit e vetëvrasjes duhet të dalin para drejtësisë.

“Sa i përket vetëvrasjes, në Kosovë ndodh krim i dyfishtë sepse raste të tilla të vetëvrasjes nuk hetohen dhe nuk sillen para drejtësisë, para përgjegjësisë penale shtytësit e tyre.. kodi penal në një formë e inkriminon, mirëpo çdo fushatë e cila mbron të drejtat e njeriut, të drejtat e qytetarëve të Kosovës, të cilat ndërlidhen me parandalimin preventivin e vetëvrasjes, patjetër se është i mirëseardhur për sistemin juridik të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *