Dua Lipa është parë rrugëve të Londrës më ekstravagante se kurrë. Këngëtarja shqiptare, e cila sapo është kthyer në kryeqytetin anglez pas turneut “Future Nostalgia”, është fotografuar me një kostum shumë të veçantë me printime dollari. Ajo mbante veshur një bluzë të shkurtër dhe një palë tuta deri tek gjunjët.
Veshjen e kishte kombinuar me një palë çizme dhe një çantë të vogël me kristale.
Si duket, Dua i ka dhënë vetës hapësirë për të pushuar pak, pas koncerteve madhështore që është duke i bërë nëpër botë.