I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Britanisë së Madhe në Londër, ku ndër të tjera i njoftoi ata lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e normalizimit të raporteve, raporton netutral.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Lajçak ka thënë se në Londër pati takime produktive me britanikët, ku përpos dialogut foli me ta për gjendjen në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
“Sot pata një ditë të plotë takimesh produktive në Londër për të shkëmbyer mendime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me Ministrin e Evropës të Britanisë së Madhe, Leo Docherty, miku im i dashur Lord Peach dhe ekipi i Zyrës së Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit”, shkroi ai.