“Më falni prej shpirtit”, Getinjo i penduar pasi publikoi audio-incizimin

Publikimi i audioincizimit dhe bisedave të Getinjos me modelen e njohur, Xhuliana Nura ka marrë përmasa të mëdha në rrjet. Ndaj reperit ka reaguar edhe një familjar i Xhulit.

Krejt kjo nisi pas një debati që Nura kishte nisur me banoren e Big Brother, Vivien, kjo e fundit në lidhje dashurie me rep artistin, Getinjon.

Pas publikimit të atyre bisedave, familjari i Xhulianës, Bekim Nura ka thënë se banorët duhet të luajnë lojën pastër pa u përzier banorët që nuk janë më pjesë e lojës, në të kundërtën “do t’i qerojmë hesapet”.

“Nuk është mirë ai veprim çka ka bo Getinjo, është gjest i ulët shumë. Se di a është në dijeni ai se Xhuli ka familje edhe nuk lejojmë poshtërsime të tilla. Le të tregohet më i matur se ndryshe mund t’i qerojmë hesapet, ajo pa familje nuk është”.

Pas kësaj Getinjo ka kërkuar falje teksa ka bërë një sqarim të gjatë në InstaStory.

E di, e kam kuptuar para se me më thënë dikush tjetër! Gabova për atë post për Xhulin sa i përket ftesës për takim! S’kam qenë me qëllim me e mbrojt dikën e as me e ulë, veç u bëra nervoz pak edhe e postova! Nuk më ka kërcënuar askush, nuk kam marrë urdhër prej askujt sepse nuk marr kësi komanda prej askujt në botë. Por jam i pjekur dhe jam njeri me ndjenja të cilat i kontrolloj shumë mirë, po ka raste që edhe më del ndonjëherë Geti që s’jam unë! 
Banorët janë në lojë, le të debatojnë, le të flasiun, le të qajnë, le të qeshin! Unë s’jam pjesë e asaj shtëpie më dhe s’kam pse përzihem më! Unë s’jam i keq, i mbroj njerëzit e shkelur dhe njerëzit që i bullizojnë! Sjelljen time origjinale e keni parë brenda në Big Brother VIP Kosova dhe ashtu jam gjithonë dhe do të mbes! Nuk po ndihem mirë për momentin se s’jam i keq sa më bëtë brenda 2-3 orëve. Ju dua. M’falni sinqerisht prej shpirtit”, kanë qenë fjalët e Getinjos në InstaStory.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *