Më 18 tetor në OKB diskutohet për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm António Guterres për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë më 18 tetor, është bërë e ditur në planin e punës të Këshillit të Sigurimit.

Në tetor, Presidenti i Këshillit të Sigurimit njoftoi në faqen e internetit se raporti mbi punën e UNMIK-ut do të shqyrtohet para mesditës së 18 tetorit.

Seanca e mëparshme kushtuar raportit për punën e UNMIK-ut është mbajtur më 27 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *