Mbyllet hapi i fundit për vizat, vendimi publikohet në gazetën zyrtare të BE-së

Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian është publikuar të martën rregullorja e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën, ku sipas nenit 2, ajo hyn në fuqi më 15 maj 2023.

Me këtë rast, drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se kjo do i lejojë mjaftueshëm kohë institucioneve të Kosovës për të ndërmarrë fushatë të nevojshme të informimit për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve që burojnë nga lëvizja e lirë në Zonën Shengen.

Sipas tij, kjo do i jap kohë edhe autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së të përgatiten për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nga 1 janar 2024.

Më 19 prill, është nënshkruar akti ligjor përmes së cilit edhe ligjërisht Kosovës i janë liberalizuar vizat.

Liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në datën e funksionalizimit të sistemit ETIAS, por jo më vonë se 1 janari 2024, pra, edhe nëse ky sistem nuk hyn në funksion deri në atë datë.

Sipas rregullave të Parlamentit Evropian, liberalizimi i vizave nënkupton që qytetarët e Kosovës do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen, në një periudhë prej 180 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *