Policia e Himarës kan arrestuar dy kosovarë në Dhërmi.
Mësohet se dy të rinjtë në fjalë shpërndanin drogëra të fortë në klubet e natës së Dhërmiut.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” me të cilin qarkullonin T. T., 31 vjeç dhe E. K., 25 vjeç dhe gjatë kontrollit të dhomës në të cilën kosovarët ishin akomoduar, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ecstasy, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Policia njoftoi se goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Room 3”.
Arrestohen dy të rinjë.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ecstasy, kokainë, kanabis në formë çokollate, kërpudha haluçinogjene, 1 peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.