Mblidhet këshilli i ministrave të BE-së, flasin për vizat për Kosovë

Këshilli i Ministrave të BE-së, do të mblidhet sot, ku në rend të ditës është edhe leximi i parë i aprovimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.

Ai madje ka thënë se Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajm i shkëlqyer, Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *