Mbi 52 mijë pushues nëpër hotele në Kosovë gjatë marsit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën mars 2023, ku numri i vizitorëve ishte 52,089 ku prej tyre 30.76% ishin vendorë dhe 69.24% ishin të jashtëm.

ASK thekson se në mars 2023, pjesë e anketës ishin 146 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

“Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 52 089 prej tyre 30.76% ishin vendorë dhe 69.24% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 111 405, prej tyre 33.54% nga vendorët dhe 66.46% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka Rajoni i Prishtinës me 18 567 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka Rajoni i Pejës me 65 253 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *