Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar listën e kandidatëve të cilët kanë kaluar Testin me shkrim të mbajtur me datë 17.09.2022, për pozitën Zyrtar administrativ në MPB.
“Të gjithë kandidatët të cilët nuk gjinden në listë e publikuar, respektivisht ata që nuk e kanë kaluar testin me shkrim, kanë të drejtë që në afat prej tre (3) ditëve të paraqesin ankesën e tyre për të drejtën e qasjes në test dhe mund ta adresojnë në e- mailin: ahmet.sh.gashi@rks-gov.net”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Listën e kandidatëve që kanë kapërcyer me sukses testin mund ta gjeni duke klikuar këtu.
Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur një konkurs më 4 gusht për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’ ku mes tjerash kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.
Sipas konkursit që kanë aplikuar mbi tre mijë qytetarë, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës.