Mbi 300 ushtarë të rinj iu shtuan sot FSK-së

Ka diplomuar gjenerata 01-2023 në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku 302 rekrutë të rinj iu shtuan Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u shpreh i lumtur për gjeneratën e diplomuar, ku tha se pesha e uniformës që mbajnë është e rëndë.

“Duke qenë se pak kohë më parë kam lenë uniformën për të marrë detyrën si Ministër i Mbrojtjes, do të mund të ju flas për peshën e uniformës. Pesha e uniformës që mbani sot është shumë e rendë sepse shumë të rënda ishin vitet kur mijëra ushtarë flijuan jetën për liri. Ditët dhe javët këtu kanë qenë sfiduese, ju ka bërë të njihni limitet tua por ndjehuni të sigurt”, ka thënë ministri.

Ministri tha se formësimi i këtyre ushtarëve fillon këtu dhe nuk do të përfundojë asnjëherë.

Maqedonci gjithashtu bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke mbajtur në fokus të veçantë zhvillimet e FSK-së.

Ai theksojë se buxheti për mbrojtje është rritur dhe kjo bën që FSK-ja të këtë rezultate pozitive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *