Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problem shqetësues për vendin. Bizneset po vuajnë për punonjës, teksa këta të fundit kanë zgjedhur të emigrojnë.
Të rinjtë shqiptarë duket se kanë zgjedhur Malin e Zi këtë sezon veror, teksa pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit janë plot çdo fundjavë.
Shqiptarët kryesisht kanë zgjedhur punë në sektorin e hoteleri-turizmit, e po ashtu edhe në bujqësi, blegtori e ndërtim.
Punëtorë kryesorë ndihmë krah pune për Malin e Zi janë kryesisht të rinjtë nga Shkodra. Një nga arsyet kryesore të largimit nga vendi janë kushtet më të mira të punës dhe pagat e larta.