Mbi 120 minatorë janë ngujuar në minierën e Trepçës, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i sindikatës, Gani Osmani, i cili njoftoi se minatorët e bllokuar janë të ndërrimit të parë.
“Mbi 120 veta të ndërrimit të parë janë brenda, deri të ndreqet rryma. S’munden me dalë derisa të vjen rryma. Si të rregullohet defekti, për 10 minuta ata munden për 10 minuta me dal jashtë”, ka thënë Osmani.