Mbi 10 mijë e 300 njerëz të vrarë në Gaza – mbi 4 mijë janë fëmijë

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se më shumë se 10 mijë e 300 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftimeve me Izarelin.

Sipas ministrisë, nga 10 mijë e 328 persona të vrarë, më shumë se 4 mijë e 100 janë fëmijë, që kur Izraeli ka filluar fushatën hakmarrëse.

Për sa i përket shifrave të ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pavarësisht dyshimeve nga politikanë të ndryshëm, numrat janë të besueshëm.

Kujtojmë se Izraeli filloi të sulmojë Gazën pasi Hamasi vrau më shumë se 1 mijë e 400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë më 7 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *