Mbi 1 metër borë në Koshutan të Pejës, dyshohet se disa banorë kanë mbetur të bllokuar 

Reshjet e mëdha të borës kanë vështirësuar gjendjen dhe qarkullimin e banorëve të fshatit Koshutan të komunës së Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Një qytetar ka bërë me dije përmes rrjetit social Facebook se bora atje ka arritur lartësinë mbi një metër dhe sipas tij, kanë mbetur të bllokuar disa banorë të fshatit.

Ai pohon se kanë telefonuar për ndihmë në organet kompetente, mirëpo thotë se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Kjo eshte gjendja e rrugës se fshatit Koshutan e bllokuar totalisht nga Bora ku mbi 1 meter bor ka jan blloku disa banor qe jetojn ket pjes nuk kan as ushqim i kemi njoftu gjith nr emergjent komunën , Ministrin , policin dhe as kush nuk meret me ket problem ja hudhin fajin njëra tjetrës lus medjat qe ti bejen Presion Krytarit te Komunes se Pejes e Drejtrove te ti te na nxjerrin nga kjo situat banoret dojn zgjidhje e mos te rrin neper cafene”, shkroi në Facebook Armend Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *