Modelja 27-vjeçare Kejvina Kthella ka rrëfyer në BBVIP një histori të saj, kur babai e ka gjuajtur me shpullë për herë të parë.
Ajo tha se kishte mbetur pa lekë dhe nuk kishte si të kthehej në shtëpi, kur kërkoi ndihmën e babait të saj të shkonte ta merrte.
“Isha larg, çerek ore larg nga shtëpia as nuk kisha mundësi as kisha lekë me vete të paguaja taksi.
Mundohem me atë timen pastaj dorëzohem i them babit nuk jam në shkollë. Vjen babi më merr. Nga rruga deri te shtëpia mendoja se gjithcka ishte okej pastaj kam ngrënë një shp ullë nga babi për herë të parë, nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë”.
Modelja është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother nga 24 dhjetori, ku në klipin e saj prezantues ajo e quajti veten si aktorja e njohur amerikane.
“Unë jam Sharon Stone këtu”, tha Kejvina.