Kirurgu i famshëm për transplantim të flokëve ka paralajmëruar që masturbimi i tepërt mund të shkaktojë humbje të flokëve
Dr. Umear Ahmad, nga klinika e shpërblyer e transplantimit të flokëve “Juvida”, ka thënë që meshkujt shpesh kanë pyetur a do të çojë masturbimi deri te humbja e flokëve.
Doktori ka shpjeguar që, edhe pse vitamina A (e cila gjendet në spermë) është e rëndësishme për humbje flokëve, një mashkulli do t’i duhej të masturbonte pa pushim për të parë ndonjë ndryshim të dukshëm.
Në qoftë se masturboni aq shpesh, atëherë problemi juaj nuk janë flokët, thotë ai – transmeton Telegrafi.
– Ju duhet të keni një mungesë mjaft serioze të vitaminës A për të filluar të humbni ndjeshëm flokët tuaj. Teorikisht, nëse masturboni shumë, flokët mund të fillojnë të bien, por në realitet nuk do të ketë ndonjë efekt real në rënien e flokëve – thotë ai.
Faktorë të tjerë që mund të çojnë në rënien e flokëve: ndryshimet hormonale, problemet me tiroiden, anemia, mungesa në vitamina, ilaçe të caktuara, stresorë psikologjikë ose emocional etj,
Me fjalë të tjera, është një listë e gjatë, dhe nuk ka një shkaktar të vetëm.
Për të parandaluar një gjë të tillë, hiqni dorë nga pornografia dhe merruni me joga ose me aktivitete fizike sa më shumë.