Maska që qetëson lëkurën në mollëza

Para përdorimit të çfarëdo produkti, kërkoni këshillën e dermatologut

Lëkura e skuqur kryesisht shfaqet gjatë ditëve të ftohta, posaçërisht kur fryn era për shkak të së cilës lëkura bëhet e irrituar dhe e thatë.

Kundër skuqjes në lëkurë mund të luftoni me ndihmën e një maske e cila bëhet me vetëm tre përbërës, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, para përdorimit të çfarëdo produkti është e nevojshme të bëni një kontroll te dermatologu, në mënyrë që të eliminohet mundësia e sëmundjeve serioze, por edhe të merrni këshillë dhe rekomandim se si të luftoni me problemin tuaj.

Përbërësit:

▪ 1 lugë mjaltë,
▪ 2 lugë jogurt,
▪ 1/3 e filxhanit fjolla tërshëre.

Përgatitja:

Përzieni ujin e nxehtë dhe tërshërën së bashku dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta në mënyrë që tërshëra të fryhet. Më pas derdhni 1 lugë gjelle mjaltë në masë sa është ende e ngrohtë dhe përzieni. Shtoni kosin dhe përziejini mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *