Një 20 vjeçare nga Mitrovica dyshohet të ketë mashtruar gjithë personelin shëndetësorë duke zhvilluar praktikën si mjeke në QMF të Mitrovicës.
Muaj më parë ajo u bë është lajm në disa portale se ka fituar të drejtën e specializimit në Londër. Nga Drejtoria e Qendrës Kryesore Familjare thonë se personi në fjalë ka nisur praktikën pa dijeninë e personelit shëndetësore derisa është larguar pasi i janë kërkuar dokumentet përkatëse.
Muaj më parë, një vajzë e re nga Mitrovica, Valmire Sadriu ishte bërë lajm në mediat lokale si mjeke e cila fiton të drejtën e specializimit në Londër.
Në gusht të vitit 2022, Valmira kishte nisur praktikën si mjeke në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Por pranë autoriteteve nuk kishte dorëzuar asnjë dokument që dëshmon shkollimin dhe profesionalizmin e saj.
Për rreth 2 javë ajo ka vazhduar praktikën ndonëse për një gjë të tillë personeli nuk ka qenë në dijeni dhe askush nuk ishte kujtuar për dokumentet e saj.
Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Ai thotë se personi ka nisur praktikën duke thënë se është dërguar nga menaxhmenti dhe ishte larguar menjëherë sapo i ishin kërkuar dokumentet.
Edhe Drejtori i Shëndetësisë në Komunë, Fahri Shabani thotë se është njoftuar për një gjë të tillë për të cilën nuk dihen qëllimet pse ka ndodhur.
Kanal10 ka kontaktuar edhe Valmira Sadriun e cila ka thënë se informatat e tilla nuk janë të vërteta sepse askush nuk i ka kërkuar asnjë dokument.
Ajo nuk ka pranuar të deklarohet më gjatë për Kanal 10.
Për rastin nga drejtoria thonë se nuk kanë njoftuar organet kompetente pasi e kanë konsideruar se e njëjta nuk ka shkaktuar dëme megjithëse ka të bëj me një rast mashtrimi.