Masakra në Tiranë, “shfaqet” Vis Martinaj? Gazetari ngre dyshime

Fatjon Murati, pronari i lokalit ku mbrëmjen e së dieles u vra me armë zjarri një person dhe u plagosën 6 të tjerë, dyshohet se ka qenë një person i afërt me Indrit Doklen, rivalin e Ervis Martinaj.

Sipas Ferdinand Dervishit, Ka informacione që Fatjon Murati është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj.

“Më kujtohet një lidhje me Indrit Dokken.Ndërkohë që ai doli në ato përgjimet që kishte hasmëri me Ervis Martinaj, ku Ervis Martinaj jepte lekë për të vrarë Endrit Doklen. Ky djali, Fatjon murataj është kapur në një makinë me Indrit Doklen pas këtyre ngjarjeve që goditën Ervis Martinaj, dhe vranë shokët e tij. Sipas informacioneve ai është marrë në pytje me lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj. Dhe po të bësh një lidhje të trashë mund të jetë goditje e njerëzve të Ervis Martinaj, por këta shkojnë rrugës dhe bëjnë armiq”, tha Ferdinand Dervishi./ Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *