Marshuesit hedhin mjete piroteknike drejt institucioneve të Kosovës

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka marshuar kundër shtypjes së klasës punëtore në Ditën e punëtorëve.

Marshi ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Drejtorisë së Policisë, te zyrat e Inspektorati të Punës e deri te Qeveria e Kosovës.

Ata para hyrjes së Qeverisë e Inspektorati të Punës kanë gjuajtur mjete piroteknike me ngjyrë.

Gjatë gjithë marshit janë bërë këto thirrje, “Liri, barazi, solidaritet”, “Poshtë racizmi”, “Poshtë homofobia”, “Pagë për punë të shtëpisë”, “Prej snalti poshtë s’bien paret, po bien punëtorët”, “Rrogat si lëmosha punëtorët hanë trosha” etj.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *