Ashtu dhe siç ishte lajmëruar, është mbajtur mesditën e kësaj të diele në Tiranë një protestë në përkrahje të popullit palestinez në Rripin e Gazës, në luftën kundër Izraelit.
Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, teksa tubimi ishte thirrur nga shoqata: “Mexhlis”, “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “Tumed” dhe “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”.
Ata kishin planifkuar që të marshonin nga sheshi “Skënderbej” drejt sheshit “Nënë Tereza”, por që janë ndaluar nga efektivët e Policisë, të cilët i kanë bërë bllokadë para. Kjo gjë, ka sjellë dhe një përplasje mes tyre dhe uniformave blu, siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga mediat.
Në një njoftim për media të bërë nga organizatorët thuhej se protesta do të jetë në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez.