Marrëveshja Shqipëri – Itali për emigrantët, reagon Komisioni Evropian

Komisioni Evropian, ende nuk ka një qëndrim për marrëveshjen e nënshkruar të hënën mes Shqipërisë dhe Italisë për krijimin e kampeve të refugjatëve.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar për mediat italiane se autoritetet e Brukselit janë në kontakt me palën italiane për të mësuar më shumë detaje për paktin e arritur mes dy shteteve.

Zëdhënësi i KE shprehet se “para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë”, shkruan Euronews.al.

Zyrtarët e Komisionit Europian konfirmojnë se janë vënë në dijeni për marrëveshjen mes dy shteteve përpara se ajo të firmosej në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni.

Marrëveshja u bë e ditur ditën e hënë nga kryeministrja e Italisë gjatë konferencës për media me homologun shqiptar.

Gjatë fjalës së saj, Meloni tha se pakti i nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë është një model bashkëpunimi që mund të përdoret edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, për t’u përballur me krizën e emigrantëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *