Maroku assesi të gjej qetësi pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin të premten mbrëma, ku si pasojë humbën jetën mbi 2 mijë persona.
Para pak çastesh, observatori sizmologjik euro-mesdhetar, një organizatë joqeveritare ndërkombëtare, njoftoi se ka regjistruar një tërmet me magnitudë 4.5 në jugperëndim të Marakeshit, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, tërmeti i të premtes kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 magnitudë, duke bërë që shumë ndërtesa të shemben dhe me mijëra qytetarë të mbesin nën rrënoja.
E autoritet e ekipeve emergjente kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të jetë akoma më i madh, derisa operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar.
Mbi 300 mijë banorë të Marokut janë prekur nga ky tërmet i fuqishëm, kurse shumë prej tyre kanë kaluar natën në ambient të hapur nga frika se mund ta pësojnë me jetë nga shembja e shtëpive.
E shumë shtete janë shprehur të gatshme në dërgimin e ekipeve të specializuara në gjetjen e të mbijetuarve potencial nën rrënoja.