Tashmë qytetarët e Kosovës po paguajnë qeset e plastikës gjatë blerjeve nëpër markete. Krahas kësaj, ata po “paguajnë” edhe logot reklamuese.
Mirëpo në bazë të Udhëzimit Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit, ndalohet vendosja e logos, markës tregtare, sloganit ose emrit të prodhuesit ose shitësit, raporton Neutral.
E kjo nuk po përfillet as nga marketi ‘Spar’. Qytetarët po raportojnë se atyre po u shiten qese me logo reklamuese.
Foto të dërguara nga ankesat e qytetarëve: