Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së kanë bërë homazhe për nder të familjes Jashari në Prekaz.
Në një postim në Facebook, Maqedonci tha se UÇK-ja dhe Jasharajt ishin ata që i kanë bërë bashkë, sipas tij, e kanë ndriçuar rrugën duke i prirë përpara drejt luftës çlirimtare.
Ai tutje ka shkruar se data 5,6 dhe 7, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit të Kosovës.