MAPL thotë se kryesuesi i kuvendit të Prishtinës është Kupina e jo Bajqinovci

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka sqaruar se kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës është Fehmi Kupina dhe jo Pëllumb Bajqinovci.

Në arsyetimin e MAPL-së thuhet se vendimi i mbledhjes së jashtëzakonshme me datë 21.07.2023 është në kundërshtim me procedurën e zgjedhjes së kryesuesit, pasi që Kuvendi i Kryeqytetit ligjërisht ka kryesues, andaj fillimisht duhet të zhvillohen procedurat për shkarkimin e tij.

Tutje thuhet se kryeqyteti duhet të ndërmerr veprime brenda afatit ligjor, prej 30 ditëve, transmeton Klankosova.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *