Manchester United merr një goditje nga Eriksen

Mesfushori danez, Chritian Eriksen, është një futbollistë i lirë në këtë afat kalimtar veror, ku interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur klube si Manchester United e Totenham.

Djajtë e Kuq thuhet se kanë bërë një ofertë për të nënshkruar me Eriksen të martën, për të forcuar mesfushën e tyre.

Por si duket 30 vjeçari i ka dhënë një goditje klubit të Manchesterit dhe trajnerit Erlik ten Hag.

Eriksen momentalisht është një transfer i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Brentford më 30 qershor.

Sipas The Athletic , lojtari do të preferonte të qëndronte në Londër sezonin e ardhshëm, duke i dhënë mundësi Totenhamit dhe Brentfordit në garën për nënshkrimin e tij, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht kësaj, ende nuk ka ndonjë raport zyrtar se Eriksen ka refuzuar ofertën e Manchester United.

30-vjeçari thuhet se mbajti bisedime të mira me Thomas Frank në një takim darke të martën për një zgjatje të mundshme të kontratës me Brentford. 

Ndërkohë, trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte e ka admiruar Eriksenin që nga koha e tyre së bashku në Inter dhe ka në dispozicion barazimin e Ligës së Kampionëve, ndryshe nga Djajtë e Kuq që përfunduan në vendin e gjashtë dhe Brentford që doli i 13-ti sezonin e kaluar.

Eriksen tha për median suedeze Viaplay: “Kam oferta dhe opsione të ndryshme, të cilat po i shqyrtojmë dhe më pas marrim një vendim.

“Do të doja të luaja sërish në Champions League. E di sa argëtuese është, por nuk është thelbësore për mua.”, ka thënë mesfushori danez./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *