Manastiri Deçanit: Murgjit dhe pelegrinët u përballen me kërcënime nga sulmuesit

Manastiri i Deçanit në Twitter ka reaguar lidhur me sulmet e së dielës në Banjskë ku u vra një polic e u plagosen tre.

Përmes një postimi në Twitter, Manastiri ka thënë se përfaqësues ndërkombëtarë kanë konfirmuar se Policia e Kosovës pas një kontrolli ka zbuluar armë vetëm brenda veturave të braktisura të sulmuesve të armatosur afër manastirit.

Në këtë postim është përsëritur deklarata se personat e armatosur me maska kishin thyer portat e mbyllura të manastirit dhe kishin shkëmbyer zjarr me policinë.

“Në bastisjen brenda Manastirit dhe ambienteve të tij, nuk është gjetur asnjë armë sipas burimeve ndërkombëtare në Kosovë. Kisha nuk kishte absolutisht asgjë me këto ngjarje tragjike dhe murgjit me pelegrinët u kapën vetëm në mes të zjarrit. Falë Zotit, askush në Manastir nuk u lëndua. Pelegrinët pritet të largohen nga shtëpia sot. Sulmet dashakeqe dhe përhapja e informacionit të rremë në disa platforma të mediave sociale në Kosovë, duke synuar Kishën tonë, murgjit tanë dhe pelegrinët në manastirin e Banjskës – të cilët duruan stres të madh dhe përjetuan një sprovë të rëndë – nuk nxisin paqen, por vetëm përshkallëzojnë tensionet ndëretnike në Kosovë”, thuhet në reagim.

Manastiri ka deklaruar se murgjit dhe pelegrinët në manastirin e Banjskës, janë përballur me kërcënime për sigurinë e tyre “kur grupi i armatosur hyri me forcë duke i shpëtuar policisë dhe bëri rezistencë”.

“Fr. Danilo, Abati i Manastirit, murgjit tanë në Banjskë dhe pelegrinët që vazhduan lutjet e tyre në kishë mes të shtënave të vazhdueshme ishin heronj të vërtetë. Ata nuk i meritojnë vërejtjet e neveritshme nga trollët dhe urrejtësit në disa platforma të mediave sociale. Një tjetër keqinterpretim mediatik ka ndodhur sot kur tre murgj të KOS-it janë fotografuar para stacionit policor në Prishtinë mëngjesin e sotëm. Ata nuk ishin aty në lidhje me ngjarjet në veri të Kosovës, por për të trajtuar dokumentacionin e tyre me ndihmën e OSBE-së”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *