Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Malisheva për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës njoftoi se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55.