Edhe banorët e Komunës së Malishevës po përballen me përmbytjet të shkaktuara nga reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin tonë, ku hapësira të mëdha janë vërshuar.
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, theksoi se hapësira të mëdha publike dhe private janë vërshuar në këtë komunë.
Sipas tij ekipet e emergjencave të kësaj komune janë në teren dhe po merren me situatën.
Ai theksoi se Drejtoria për Emergjenca është në teren bashkë më zjarrfikësit dhe ekipet e tjera të emergjencës dhe presim shumë shpejt raport për dëmet e shkaktuara.
“E kemi një urë që lidh fshatin Gurbardh me Malishevën. Ajo është bllokuar prej sasisë së madhe të ujit. Mirëpo tash rruga është e kalueshme dhe ka rëbë niveli I ujit.”, tha Kastrati.
sinjali