LVV-ja sulmon opozitarët: Thahet fyti në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një reagim tjetër duke u shprehur se “krimi e kontrabanda kanë qenë të lidhura ngushtë gjithandej Kosovës”.

Duke iu drejtuar opozitarëve për “zemërimin” e tyre kinse për këtë çështje, LVV-ja shprehet se Dogana e Kosovës ka thyer rekord dhe se është ndalur kontrabanda në veri, teksa shton se “është tharë fyti në Prishtinë”.

Për këtë të fundit, LVV-ja u drejtohet partive opozitare, ndërsa hedh akuza ndaj tyre.

Sipas LVV-së, “mungesa e ligjit në veri nuk i ka shërbyer vetëm strukturave paralele kriminale por edhe atyre që kanë përfituar në Prishtinë nga mungesa e ligjit”.

“Gjërat po ndryshojnë për të mirë, rendi dhe ligji në veri po kthehen, doganat në secilën pikë nuk e mbyllin më syrin për të fortët dhe shteti po përfiton. Nga rendi dhe ligji përfitojmë të gjithë”, thuhet në reagimin e LVV-së në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *