Lushtaku e pret në takim reperin Mozzik

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar në rrjete sociale se e ka pritur për një takim rep-artistin Mozzik.

Shkas i takimit, ka bërë të ditur Lushtaku, është performanca e planifikuar e këngëtarit në një organizim të Komunës së Skenderajt në nder të diasporës.

“Kënaqësi të mirëpres në konakun tim këngëtarin e mirënjohur Mozzik, i cili gjatë ditëve të ardhshme do të performojë në “Ditët e Diasporës- Skenderaj 2022”, aktivitet i cili organizohet nga Komuna e Skenderajt për nder të diasporës”, ka njoftuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *