Luizi tregon se la muzikën për të ndjekur dashurinë: Kur isha në maje më duhej të vendosja mes zemrës dhe karrierës

Këngëtari Luiz Ejlli me hyrjen si konkurrent në Big Brother VIP Albania arriti ta fitonte simpatinë e publikut brenda një kohe të shkurtër.

Por, artisti shkodran nuk ishte një emër i panjohur pasi vite më parë Luizi mori pjesë në shumë festivale në Shqipëri si “Ethet e së premtes”, “Kënga Magjike” dhe “Festivali i Këngës”.

Ejlli madje ishte përfaqësuese i Shqipërisë në “Eurovision 2006” me këngën “Zjarr e ftohtë”.

Megjithatë, ai u largua nga skena e muzikës për vite me radhë dhe bëri një rikthim në publik me pjesëmarrjen në këtë edicion të BBVA.

Gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme, Luizi ka folur rrallë herë për jetën e tij private.

Por, së fundmi gjatë një diskutimi me banoren nga Kosova, Nita Latifin, Luizi ka treguar se pse vendosi të largohej nga muzika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *