Luizi thyen edhe “rekordin” e fundit që mbante Donald Veshaj nga “BBV”

Nuk kanë qenë të pakta herët kur Luiz Ejlli është krahasuar me Donald Veshajn sa i takon qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, jo aq për lojën se sa për popullaritetin që ka fituar gjatë reality show-t, por edhe për momentet romantike brenda. Megjithatë të gjithë mund të biem dakord që si këngëtari, ashtu edhe moderatori i “Më Lër të Flas” kanë arritur të bëhen rekordmenë sa i takon rrjeteve sociale, gjatë kohës që kanë qenë në garë për cmimin e madh të “BBV”. Kështu, vitin e shkuar, ishte Donaldi që theu si rekordin e shikueshmërisë së video-ve në Youtube, po ashtu u bë personazhi më i kërkuar në “Google”, pati rritjen më të madhe në Instagram dhe po ashtu ishte më i pari në platforma si ajo e TikTok. Gjithsesi ja vlen të përmendet që Veshaj e arriti këtë gjatë disa muajve qëndrim në shtëpi, ndërsa Luizi po ja del të thyej rekordet në vetëm një muaj. Okay, pak më shumë se 1 muaj. 

Kështu, është konfirmuar tashmë që këngëtari është aktualisht personazhi më i kërkuar në Google nga shqiptarët, ndërsa sa i takon Instagramit, Luizi hyri pa një të tillë në reality show, ndërsa tani profili që menaxhohet nga njerëzit e tij të afërt numëron plot 420 mijë ndjekës. Gati 100 mijë më shumë me 348 mijë ndjekësit e Donalit. 

Ndërkohë së fundmi ai ka thyer edhe rekordin e fundit që mbahej nga Donaldi, atë të klikimeve në TikTok që e përmendëm pak më lartë. Zyrtarisht Ejlli ka 1.5 miliardë shikime në këtë platformë, duke lënë pas Veshajn me 1.3. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *