Luizi ka treguar se vazhdon të jetë romantik edhe pas daljes nga BBV.
Këngëtari i njohur po vazhdon me koncertet e tij të njëpasnjëshme duke mbushur plot sallat.
Në paraqitjen e fundit mbrëmë në Gjakovë ai u kujtua t’i bënte një befasi shumë romantike Kiarës.
Mes performancës ai e telefoni me video call duke i treguar se sa e do ai dhe gjithë publiku i pranishëm.
Këtë e bëri para se të performonte këngën e tij “Me ty” që është dedikim për prezantuesen.