Banorët e shtëpisë së Big Brother zhvilluan disa lojra me njëri tjetrin, ku u ndanë në çifte. Dea Mishel dhe Luizi ishin bashkë në këtë lojë.
Ata duhet të përgjigjeshin për pyetjen “dashuria mes personave të të njëjtës gjini” dhe Dea mbeti pak e zhgënjyer nga përgjigja e Luizit.
Kundër moj burrneshë, mos t’ia fillojmë tani të themi se Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin”, tha Luizi.
Dea Mishel nga ana tjetër u përgjigj që është pro dashurisë së personave me të njëjtën gjini.