Lufta në Ukrainë: SHBA sanksionon Turqinë për ndihmën ndaj Rusisë 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të paktën katër subjekteve me bazë në Turqi. Uashingtoni i akuzon ata për shkelje të kontrolleve të eksporteve të SHBA-së, që përkthehet në ndihmë për Rusinë.  

Sanksionet janë masa ndëshkuese e Uashingtonit kundër Ankarasë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

SHBA ka vendosur masa ndaj një kompanie elektronike me bazë në Turqi dhe një investitori të teknologjisë, që dyshohet se ka ndihmuar në transportin e artikujve “me përdorim të dyfishtë”

Sanksionet janë pjesë e një pakete globale të shpallur nga Departamenti Amerikan i Thesarit kundër më shumë se 120 subjekteve.

Një zyrtar i administratës amerikane i tha Reuters se sanksionet synojnë entitete me bazë në Turqi dhe persona biznesi të lidhur me Rusinë.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin gjatë luftës në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *