Lufta në Palestinë, Xhuli qan në skenën e DWTS: Kam gjysmën e familjes të vrarë në luftë

Modelja dhe ish-finalistja e BBVK 1, Juliana Nura është një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit, Dancing With The Stars Albania.

Ajo mbrëmë ka kërcyer me partnerin e saj, Dion Gjinika, nën tingujt e këngës “A Whole New World”.

Xhuli mes lotëve tha se kjo këngë do të thotë shumë për të pasi flet për paqen dhe se luftërat aktuale nëpër botë, ia kujtojnë asaj Luftën e Kosovës 1997/99.

“Kemi derdhur shumë gjak që sot të jemi të lirë. Babi im është një person që unë e dua shumë dhe që ka qenë në luftën e UÇK-së. Kemi gjysmën e familjes të vrarë në luftë dhe unë nuk e di…”, ka thënë Xhuli.

Modelja qau edhe në skenën e Dancing With The Stars, kur u pyet nga prezantuesi Eno Popi se kujt ia dedikon vallëzimin.

“Duke marrë parasysh çfarë është duke ndodhur në botë dhe kjo mua më ndikon shumë. Dhe ky kërcim shkon për familjen time që është në Finlandë dhe babin tim që e dua shumë. Bab të dua shumë dhe faleminderit që kurrë s’na ke lënë ta harrojmë gjuhën shqipe”, ka thënë Xhuli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *