Luana Vjollca ja ka dalë të mbajë “titullin” e vajzës puntore e të palodhur

Pavarësisht të gjithë taksirateve të të qenit i famshëm, e sidomos paragjykimeve ndaj vajzave të kuruara, Luana Vjollca ja ka dalë të mbajë “titullin” e vajzës puntore e të palodhur.

Moderatorja është rikthyer këtë sezon me “Zemër Luana” ku sërish thyeu rekorde shikushmërie. Por pas gjithë shikimeve dhe shifrave fshihet një punë e palodhur e moderatores dhe stafit të saj.

Së fundmi ka qenë vetë Luana, e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar një video të këmbëve të saj të vrara dhe të fytyrës ku shihet e nxirë dhe e lodhur.

“Thjesht shume e lodhur… shenjat e tregojne qarte stermundimin e ketyre diteve intensive pune e xhirimesh. Por une mezi po pres te ndaj me ju gjithckaaaaaa!!!! #ZemerLuana

Ps. Punoni fort per te qene e pavarur, per tja dal vet, per ti realizuar endrrat tuaja.. per te thene: Ja Dola serish!”, shruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *